Tifozët kuqezi pushtojnë Danimarkën, kombëtarja e basketbollit luan si në shtëpi
Ndeshja e basketbollit mes Danimarkës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatorit e Kampionatit Europian të Basketbollit (Eurobasket 2021), zhvilluar dje në Kopenhagen, ka qenë mjaft e veçantë për kuqezinjtë që zbritën në parket. Si rrallëherë, në ndeshjet që ata luajnë jashtë Shqipërisë, numri i tifozëve kuqezinj ka qenë i madh. Mbi 100 tifozë shqiptare, që jetojnë e punojnë në Kopenhagen, kanë ndjekur këtë sfidë, duke mbështetur basketbollistët e trajnerit Doukas (ndoshta edhe më shumë se sa në ndeshjet e luhen në Tiranë).
Dhe lojtarët në fushë janë përpjekur t’ua shpërblejnë me një ndeshje të mirë, duke rivalizuar edhe pse në fund danezët fituan 92-69. Kjo mikpritje e ngrohtë që tifozët shqiptarë i kanë rezervuar skuadrës së basketbollit është vlerësuar edhe nga kapiteni i ekipit kombëtar të basketbollit për meshkuj, Gerti Shima, që përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” tha: “Pavarësisht humbjes, ndjej emocione për sfidën, ne në parket dhe tifozët për ne në stadium”.
Në fund, tifozët dhe lojtarët kanë bërë edhe një foto të përbashkët, të gjithë të gëzuar për emocionet e dhuruara, pavarësisht humbjes./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!