Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën dhe 35-vjetorin e PS

Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e dy aktiviteteve pasditen e sotme në kryeqytet, protestën qytetare dhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tubimi mbahet prej 12 ditësh tanimë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa aktiviteti i PS-së pritet të mbahet këtë të premte në sheshin “Italia”.

Kështu, prej orës 16:00 e deri në përfundim të tyre, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:

● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT