Ministri Vengu jep lajmin: Në 2026, do të prodhojmë dronë ushtarakë

Gjatë një prononcimi për mediat, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se dikasteri që ai drejton është, për 2026 do të ketë buxhetin më të lartë që nga anëtarësimi në NATO.
Vengu theksoi në fjalën e tij se synojnë të kapim të paktën vlerën 12.2% të prodhimit të brendshëm bruto.
“Është padyshim buxheti më i lartë dhe më i madh i mbrojtjes që pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Synojmë të kapim të paktën vlerën 12.2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, i cili është rritur me 4 përqind. Buxheti është i madh jo vetëm në volum por edhe i qartë. Nga kapitali njerëzor dhe nga dinjiteti i ushtarakëve dhe për të financuar statusin e ushtarakëve me më shumë se 13 mld lekë dhe sa i përket kapitalit njerëzor që të jenë në mesataren e NATO-s”, tha Vengu.
Po ashtu ministri tha se në projekt buxhet synohet të financojë municione, mjetet e blinduara. Po ashtu ai tha se synohet të prodhohen edhe dronët ushtarakë.
“Industria ushtarake ishin ato që u sqaruan. Projekt-buxheti synon të financojë municione, mjetet e blinduara, një kapacitet kaq i nevojshëm i cili s’ka qenë në dispozicion dhe sistemet anti-drone dhe dronët ushtarakë dhe digjitalizimi dhe inovacioni.”-tha Vengu.