Gjekmarkaj- Peleshit: Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve! Vetë je kthyer në një haberxhi

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që pyetjet për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë të lexohen nga dikush nga sekretaria e Kuvendit ose nga vetë deputetët. Gjekmarkaj thoë se kjo është një ofendim për titullarët e institucioneve të cilët po trajtohen si zëdhënës të deputetëve. 

Ndër të tjera, ai e ka cilësuar Niko Peleshin, jo si një kryetar parlamenti, por si një haberxhi, i cili raporton apo vendos atë që i kërkohet nga PS. 

“Po asgjësoni parlamentin. Ne deputetët e opozitës kemi ardhur të përgatitur në respekt për titullarët e institucioneve. Mos e sabotoni këtë seancë, lejoi deputetët të bëjnë pyetjet. Pyetja nuk është mekanike, ka tekst dhe kontekst. Përfaqëson interesin e qytetarëve. 

Nëse na mohoni këtë të drejtë, po fyeni qytetarët dhe titullarët e institucioneve dhe po fikni parlamentin. Ju po i trajtoni titullarët si zëdhënës të deputetëve. Me çfarë të drejte i kërkoni atyre që të bëjnë prezantimin e pyetjes së deputetëve dhe prezantimin e përgjigjes. I bie që të na përgjigjen me shkrim e me postë. Dikush nga sekretaria e Kuvendit t’i lexojë pyetjet ose njëri prej deputetëve. 

Jeni nën efektin e ngjarjeve që vetë i keni gatuar, por kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste. Mos harxhoi drita, ujë dhe roje, mblidhuni njëherë në 6 muaj si Haxhi Lleshi. U zgjodhët si kryetar kuvendi dhe jeni kthyer në një haberxhi”, tha Gjekmarkaj. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT