Një tjetër mjek infektohet me koronavirus në Shqipëri

Një tjetër mjek është prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se bëhet fjalë për doktor Roland Xhaxhon, reanimtor dhe pedagog.

Aktualisht mjeku ndodhet i shtruar në shërbimin infektiv, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë personi kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi.

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar foton e mjekut, ku i uron shërim të shpejtë.

Ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata shkruan: “Mbahu fort Landi Xhaxho! Nuk pate nevoje te therriste kush dhe keto jave ke qene shpirti i task-forces se Reanimacionit! Te presim me padurim mes nesh!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT