Kujtim Cakrani “braktis” Ilir Metën dhe bëhet “avokati” i Erion Veliajt: Po mbahet në qeli me pa të drejtë; Përplasja LIVE me Dashnor Sulën

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është përplasur verbalisht me ish-deputetin demokrat, Dashnor Sula.

Të ftuar në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, Cakrani përpos avokatin e Metës u kthye dhe në “mbrojtjen” e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tij po mbahet me pa të drejtë në ambientet e paraburgimit.

Cakrani argumentoi se arrestimet po kryhen vetëm për statistika dhe se shumë prej të ndaluarve nuk përbëjnë rrezik që të qëndrojnë në masa të forta sigurie.  Madje ai u shpreh se ish-deputeti demokrat në kohën kur dhe mbante postin e deputetin asnjëherë nuk e ka ngritur zërin nëpër Komisione lidhur me atë çfarë ndodh në burgjet shqiptare.

“Zoti Sula  ka qenë pjesë e organit procedues u fut në politikë. Të ketë ngritur problemin që burgjet janë mbushur se di ta ketë folur nëpër komisione”, tha Cakrani me tone të larta zëri, ndërkohë që Sula ndërhyri duke theksuar se ai vetë ka ngritur vazhdimisht shqetësime për mbingarkesën në burgje dhe se gjithmonë ka denoncuar problemet në sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga biseda:

Kujtim Cakrani: Unë nuk jam për arrest me burg. Nuk ndikohem as nga emocionet. Unë jam kundër arrestimeve sa i përket këtyre,  dhe nuk mundem unë si avokat, dhe armiku im personal të jetë unë nuk flas për arrestime po fola në publik për ligjet. Arrestimet tani po bëhen për statistikë. Zoti Sula  ka qenë pjesë e organit procedues u fut në politikë. Të ketë ngritur problemin që burgjet janë mbushur se di ta ketë folur nëpër komisione.

O zotëri mund të thoni pse organi procedues, SPAK mban arrest me burg njerëz të cilët nuk kanë nevojë të qëndrojnë në këto masa sigurie. Çfarë rëndësie ka që këta duhet të qëndrojnë në paraburgim. Ose janë në detyrë, kemi 4-5 kryebashkiakë që janë në hetim dhe janë në detyrë, këta nuk prishin provat? Erion Veliaj na i prishja provat?

Sula: Woo, sa kam folur unë të ka dalë…O kujtim po jo ore kujtim kam fol unë i shkreti sa kam plasur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT