Investimet nga SHBA, numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë: Problem është korrupsioni!

Daniel Koski, zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, është shprehur se korrupsioni është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare.

Sipas Koskit në porte dhe në pikat e kontrollit kufitar ka një korrupsion masiv dhe për këtë duhet Reforma në Drejtësi, e cila mund të krijojë një klimë biznesi të drejtë dhe transparente.

Koski është shprehur:

Korrupsioni në porte dhe në pikat e kontrollit kufitar është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare. Si dhe një problem që u përmend në indeksin e Dhomës Amerikane të këtij viti. Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk duhet të bëjnë punën e tyre, një sistem ligjor i reformuar do t’i largojë ata për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që do të bëjnë punën. SHBA-të kanë besim që Reforma në Drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, të lirë nga korrupsioni. Kjo do të jetë më lirë për bizneset tuaja dhe kompanitë amerikane që duan të investojnë këtu”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT