Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla në Rinas pa energji elektrike! DETAJE dhe DYSHIME të reja mbi atentatin që tronditi Tiranën

Mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit, ku i vrarë mbeti Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë, Muçi Shaljani Sheqeri, janë zbuluar detaje të reja.
Janë ngritur dyshime se atentatorët kanë patur informatorë që në Spanjë. Linja e avionit me të cilin po udhëtonin viktima dhe i plagosuri ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në dreke.
Makina “Toyota”, e përdorur nga atentatorët, ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim.
E gjithë zona duke filluar që nga Nikla e deri në Rinas, i cili ka qënë intinerari që ka përshkruar makina e atentatorëve në ardhje dhe në kthim, ka qënë pa energji elektrike. Sipas hetuesve, ky detaj ngre dyshime të forta që mund të jetë bërë qëllimisht, pasi si pasojë e mungesës së energjisë asnjë kamer nuk ka mundur të fiksojë lëvizjet e mjetit të autorëve.