“Benzi” i shkatërruar, pamje nga aksidenti ku humbën jetën babë e bir në Malësi të Madhe

Personi në foto është Nikollë Bluda 76 vjeç i cili humbi jetën pasditen e kësaj të shtune së bashku me të birin Valentin Bluda 32 vjeç në Malësi të Madhe.

Babë e bir teksa udhëtonin me një mjet tip “Benz” u përplasën me një reklamë metalike në një rrethrrotullim.

Pamje nga vendngjarja

Në vendngjarje shihen forca policie dhe ambulanca si dhe qytetarë të rastësishëm. Sipas raportimeve, makina drejtohej nga i riu i cili thuhet se ka humbur kontrollin e automjetit.

Pamje nga vendngjarja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT