Mbi tre orë në aeroportin e Pisas /Kompanitë shqiptare vijojnë talljen me pasagjerët

Kompanitë e udhëtimeve, vijojnë akoma të marrin nëpër këmbë pasagjerët shqiptarë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për një fluturim të kompanisë “Albawings”, i cili e kishte nisjen në orën 08:00 nga Rinasi, ndërsa destinacioni i mbërritjes ishte Firenze.

Njëri prej pasagjerëve, ka rrëfyer për JOQ Albania, se është duke pritur për disa orë në aeroportin e Pisas, për shkak se piloti italian i avionit, ka frikë të nisë avionin, pas njoftimit se në Firenze ka mjegull.

Denoncuesi shton më tej, se janë detyruar të paguajnë edhe 14 euro të tjera për biletën e autobuzit, nga aeroporti i Pisas për në Firenze.

Ai shkruan:

“Pershendetje jeta osh qef .vec tek ju mund te ankohemi sot ne kte dit se po qe per shtet kemi shtet pusht ne shipri sidmos linjat airore .kishim.nisjen ne oren 8 te mjezit nga rinasi zbritja ne firenze . Por ja qe su be se piloti ishte nje plak hutaq italian per nje pordhe te vogel u tremb thonin qe ka.mjegull ne firenze na kan mbajt si kafshet ne aeroportin e pisa dhe ktu na zbriten dhe se leket i kemi pagu per firenze plus 14 euro bilet autobuzi qe i pagujm na xhepi jon po ju dergoje dhe kto foto shifni ca behet me.linjat shiptare ora 12:30 ne akoma ne pritje. Albaëings kompania. Shikojeni vet nese mundeni publikojeni ose dhe modifikojeni dhe fjalet .por do ishte kenaqsi nese e publikoni se u torturuam ne avjon 4 ore”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT