VIDEOLAJM/ Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë.

Por, ajo që vihet re, krahasuar me protestat e zhvilluar më parë, është pjesëmarrja më e ulët.

Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa hapësirat e bulevardit duken më pak të mbushura se në protestat e fundit.

Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT