Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, ja mesazhi i Lu për qeverinë

Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanive të cilat do të ndërtojnë Hidrocentralet mbi Valbonë.
Në takim mes Donald Lu dhe përfaqësuesve të kompanive, marrin pjesë edhe qytetarë të cilët kanë kundërshtuar këto ndërtime.
Lu i ka bërë thirrje qeverisë që të zhvillojë një dialog të hapur në lidhje me ndërtimin e HEC-eve.
“Qeveria e SHBA-ve mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare.
Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëndësishëm.
Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë”, u shpreh Lu./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT