Behgjet Pacolli flet me kode, çfarë po paralajmëron miliarderi që i morën Aeroportin e Vlorës?! (MESAZHI)

Miliarderi shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli ka ndarë këtë të shtunë një fabul të mizës dhe buallit dhe teksa falenderon miqtë që i janë gjendur pranë, duket se paralajmëron një reagim të fortë ndaj atyre që ia kanë marrë durimin për dobësi.
Lexoni të plotë fabulën që publikon Behgjet Pacolli:
Ishte një MIZË që gjithë jetën rrinte mbi shpinën e një BULLI të madh. Bulli ecte ngadalë, i qetë, punonte tokën, mbante barrë, kalonte lumenj e stuhi, pa bërë zhurmë. Miza, e vogël sa një grimcë pluhuri, i rrinte te veshi dhe gumëzhinte pa pushim:
— Pse nuk flet?
— Pse nuk nervozohesh?
— Apo mos ke frikë prej meje?
Sa më shumë heshtte bualli, aq më shumë miza mendonte se ishte dikushi.
Një ditë, filloi ta pickonte më fort.
Te sytë, në qafë, mbi plagët e vjetra.
Aq shumë iu rrit mendja, sa doli përpara buallit dhe i tha:
— E sheh? Unë të ndala. Unë të lodha. Unë të detyrova të merresh me mua.
Bualli ngriti kokën ngadalë, e pa mizën me qetësi dhe i tha:
— Jo. Ti vetëm po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende.