Jeta vazhdon dhe nën koronavirus, për një muaj lindin 1470 bebe në të gjithë Shqipërinë

Ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 416, duket se jeta edhe pse plot vështirësi vazhdon.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar se në 24 orët e fundit në dy maternitete të Tiranës kanë ardhur në jetë plot 34 bebe.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo njofton se gjatë këtij muaji në përballje me koronavirusin,  në maternitetet shqiptare nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

Sipas Manastirliut, ky është një mesazh që jeta vazhdon.

Postimi i plotë:

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon.

24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë

#FëmijëtJanëMrekulli

93245411_926803111109073_4429913068201312256_o.jpg92952027_926803137775737_6227366502304055296_o.jpg92453504_926803134442404_3452405973652602880_o.jpg92692572_926803124442405_5910281865842917376_o.jpg92981115_926803101109074_211056836114120704_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT