Aksident tragjik në aksin Vorë-Tiranë, automjeti përplas për vdekje një grua

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 05:20, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”. 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetësja E. K., 43 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT