“E di që s’do ma falësh kurrë”/ Deklarata e Ramës në Asamble dhe vendimi i Kushtetueses, “ngrinë” Gjylameti e Qefalia, buzëqesh Manastirliu

Erion Veliaj do të rimarrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit, rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt, duke i dhënë të drejtë të vazhdojë me drejtimin e kryeqytetit. Edi Rama në Asamblenë e PS, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën, dhe i tha “e di që s’do ma falësh kurrë këtë bombë të paparalajmëruar”.
Por, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme, duket se ka “ngrirë” Xhemal Qefalinë dhe Blerina Gjylamentin. Nëse pritshmëritë ishin që Ogerta Manastirliu të fitonte Tiranën, do të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetes.
Në këtë mënyrë, e shumëpërfolura kandidate e radhës në listën e zgjedhjeve ishte Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia.
Mesa duket, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka ngrirë Qefaliajn dhe Gjylametin ndërsa buzëqeshja është e qëndrueshme për Ogerta Manastirliun, e cila gëzon ende mandatin e deputetes.
Kujtojmë se debati ishte i madh se kujt i takonte mandati i radhës, Gjylametit për çështje të kuotës gjinore në parlament, apo Xhemal Qefalisë. Por, fati nuk e deshi për të dy.