Britanikët në alarm: Tmerr, Shqipëria po hyn në BE, s’duhet vonuar Brexit

“Shteti i vogël i Ballkanit mund të fillojë negociatat për hyrjen e saj në BE brenda vetëm katër muajsh nën propozimet kontroverse të miratuara nga eurodeputetët në Strasburg.

Politikanët në Bruksel miratuan një raport që argumenton se ish-vendi diktatorial ka bërë hapa të rëndësishëm në reformat brenda vendit dhe është pothuajse gati për të filluar procesin e bashkimit me unionin”, shkruan media britanike “Express”.

Por euroskeptikët në Britani e kanë qortuar këtë veprim, duke thënë se ky ishte “një lajm i tmerrshëm” për pjesën tjetër të Evropës, sepse Shqipëria është ende e mbërthyer nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Ja përse BREXIT-i nuk duhet shtyrë: Shqipëria do t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me BE-në brenda disa muajsh”, është titulli i një artikulli të të përditshmes britanike “Express”.

Europarlamentarja nga Jorkshajër Jane Collins pretendon se ky aderim do të përfshijë jo vetëm një transferim të madh parash nga ato të taksapaguesve britanikë, por edhe mundësinë e lëvizjes së lirë, që nënkupton edhe lëvizjen e kriminelëve. Jo vetëm nuk duhet ta vonojmë BREXIT-in, tha ajo, por duhet të mendojmë edhe një injeksion serioz investimesh për mbrojtjen tonë kufitare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT