Tubimi i sotëm, ambasadorja e Francës: Presidenti të mbajë përgjegjësitë e tij ashtu si qeveria ka të sajat

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak këtë të hënë ka komentuar tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Gjatë ceremonisë së hapjes së muajit të frankofonisë, Vasak është shprehur se se si Presidenti edhe qeveria duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta.

“Jemi në muajin e frankofonisë, nuk duam t’i përziejmë dy gjërat. Ne e dimë se sot Presidenti ka thirrur një protestë, dimë që presidenti ka përgjegjësitë dhe duhet t’i dalë përballë përgjegjësisë se tij, ashtu sikur qeveria duhet te mbajë përgjegjësitë e saj“, u shpreh ambasadorja franceze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT