Menaxheri shqiptar, i cili ‘fshihet’ pas transferimeve të yjeve të futbollit
Ramadani ka edhe Valon Behramin e Admir Mehmedin, si dhe sulmuesin e Zvicrës, Haris Seferoviq

Menaxherët e futbollit kanë shumë rëndësi në ditët e sotme. Fjala e tyre ka shumë peshë, derisa nga trajnerët janë fajësuar pikërisht ata, pse lojtarët i ndërrojnë shpesh klubet.
Menaxherët fitojnë në varësi të transferimit, me shifra, që kapin miliona, shkruan albinfo.ch.
Por, Realit pritet t’i bashkohet edhe Miralem Pjaniq, i cili gjithashtu është në ‘pronësi’ të Ramadanit, ashtu si edhe disa yje të futbollit, si Ante Rebiq, Stefan Jovetiq, Ivan Perisiq, Adem Ljajiq, etj.
Ramadani ka edhe Valon Behramin e Admir Mehmedin, si dhe sulmuesin e Zvicrës, Haris Seferoviq, shkruan tutje albinfo.ch.
Ramadani ka lindur në Tetovë, me prindër shqiptarë. Ai tani jeton në Berlin, derisa shumë pak ekspozohet në media.
Para se të bëhet agjent, kishte edhe disa restorante, derisa flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbo-kroate, anglishten, italishten dhe gjermanishten. Ai është cilësuar edhe si “Mino Raiola i dytë”.
https://ipfs.io/ipfs/QmXoypizjW3WknFiJnKLwHCnL72vedxjQkDDP1mXWo6uco/wiki/Fali_Ramadani.html