“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën ëndrrës së tij për të fituar një Kupë Bote.

Humbja 1-0 e Portugalisë përballë Spanjës nxori nga gara luzitanët, ndërkohë që kjo ishte me shumë mundësi ndeshja e fundit e CR7 në një Botëror, shkruan A2.

Portugezi ishte dukshëm i emocionuar në fund të sfidës, teksa fillimisht ngushëlloi shokët e skuadrës. Por më pas, ai nuk mbajti dot lotët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT