“Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori austriak: Konica e kishte gabim

Pas vitit 1997, kur e vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Romano Prodi, u shpreh se vendi ka bërë progres të madh.Duke i shquar shqiptarët për bashkëpunim të mirë me komunitetin ndërkombëtar, ish-kryeministri italian tha se ritmet e integrimit në Bashkimin Europian duhen përshpejtuar.Ndërsa kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha”, tha Borchardt.Më i veçantë ishte ambasadori austriak, Johan Sattler, i cili huazoi dy shprehje shqip për të treguar ndërthurjen e rolit të të huajve në vendin tonë, dhe përgjegjësinë që kanë vetë shqiptarët për të ndërtuar vendin e tyre.Duke cituar shprehjen e Faik Konicës se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori Sattler tha se Konica ishte gabim pasi Shqipëria do të bëhet me shqiptarët pasi sipas tij, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.Deklaratat u bënë gjatë Konferencës së OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar.Konferenca ka për qëllim të nxisë studime mbi këtë rol, të sjellë kontributin e akademikëve dhe dëshmitarëve dhe të frymëzojë debat politik. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT