Edi Rama e thotë me ZË të lartë nga Brukseli: Jemi talebanët e BE-së, Shqipëria do të luftojë më kokëfortësi për të hyrë brenda

Në fjalën e mbajtur nga Brukseli, në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri– Bashkimi Europian,kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha me bindje të plotë se anëtarësimi i vendit tonë në BE është shumë afër realizimit.

Ndërsa theksoi se shqiptarët do të bëjnë çmos që të bëjnë ëndrrën e tyre realitet, duke shtuar se asnjë vend nuk është aq i vogël sa të shtyhet anëtarësimi për në Europë.

“Ne jemi vendi më pro europian, e thotë barometri. Jemi talebanët e BE-së, nuk do t’i ti hedhim sytë askund, do të luftojmë më kokëfortësi për të hyrë brenda. Në Europën e sotme askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë në raundin tjetër” tha Rama në fjalën e tij.

Fjala e Edi Ramës: Për t’i rënë shkurt historisë, së pari është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja që kancelari gjerman i kushton zgjerimit. Një temë që dikur ishte tabu por nuk është më e tillë. Unë jam i kënaqur me këtë pasin u bënë disa vite që mendoj se duhen gjetur mënyra krijuese për të bërë dicka të re. Sigurisht një Europë më e bashkuar është më e mirë për të gjithë.

As qeveria e Shqipërinë, as të tjerë, po vetë Ballkani Perëndimor ka treguar fakte. më lejoni tu them që letra u është drejtuar udhëheqësve të anëtarëve të bashkimit europian. Ne presim me padurim për disa ditë që do të zhvillojmë  samitin e Ballkanit perëndimor. Mendoj se duhet ta shohim gjerësisht. Kandidatët nuk duhet të ndahen.

Ne jemi vendi më pro europian, e thotë barometri. Jemi talebanët e BE-së, nuk do t’i ti hedhim sytë askund, do të luftojmë më kokëfortësi për të hyrë brenda. Në Europën e sotme askush nuk është i vogël mjaftueshëm për t’u lënë në raundin tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT