Vuçiç: Së shpejti do ta bëj publike zgjidhjen për çështjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se së shpejti do të dalë me idetë e tija për zgjidhjen e problemit me Republikën e Kosovës.
“Unë prezantoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.
Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiç ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, megjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre.
Ai më pas ka ‘sulmuar’ ish-ministrin e jashtëm të Serbisë Vuk Jeremic.
”Le ta shohin qytetarët vetë që këta ekspertë na sollën deri këtu që të kemi kufi në Jarinjë e Bërnjak”, ka thënë ai. Më pas Vuçiç ka thënë se “nuk ka për ne zgjidhje të mirë sikur që nuk ka pasur në Krajinë.”
“Më mirë të merremi me të ardhmen e Serbisë se sa të mos fitojmë asgjë”. /ZgjohuShqiptar.info