Të bllokuar prej Covid-19, Hoxha ngre dyshime: Çfarë bëjnë qindra shqiptarë në Kolumbi, Meksikë dhe Ekuador… pa siguri për jetën?

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se së fundmi qindra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuador, dhe Meksikë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një postim në rrjetin social “facebook” ai ka ngritur dyshime duke publikuar pyetjen e një të afërmi që jeton prej disa vitesh në qytet-portin më të madh te Ekuadorit, në Guajakil, i cili i ka thënë se çfarë kërkojnë kaq shumë shqiptarë në vende të varfra dhe pa siguri për jetën, që duan të kthehen por nuk munden.

Pra, ka shumë shqiptarë pikërisht në vende që  njihen për trafikun e drogës.

“Kemi mësuar së fundmi që qindra bashkëpatriotë kanë mbetur të bllokuar në Kolumbi, Ekuador, apo Meksikë!

Sigurisht nuk flas për ata që janë të arrestuar apo dënuar për trafik kokaine në burgjet e Amerikes Latine, por për një grup tjetër që vertetë duan të kthehen në atdhe, por nuk kanë asnjë mundësi ta kalojnë Oqeanin Atlantik.

Një i njohur i imi, që jeton prej disa vitesh në qytet-portin më të madh te Ekuadorit, në Guajakil, ndërsa po komunikoja pak orë më parë në lidhje me shqiptarët e bllokuar në qytetin e tij, ku koronavirusi po bën namin, me bëri një pyetje: A mund të më thuash çfarë kërkojnë kaq shumë shqiptarë në Guajakil, në anën tjetër të botës dhe në një vend të varfer, më pak rend e siguri për jetën”, shkruan Artan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT