Kurti: 80 deputet iu bashkuan tradhtisë. Trojet e kombit shqiptar sapo u copetuan serisht
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti pas votimin të demarkacionit është shprehur i dëshpëruar me votimin e 80 deputetëve pro kësaj marrëveshje.”Sot 80 deputet të kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së Kuvendit të Kosovës. Ata iu bashkuan dhunës policore mbi deputetët e Kosovës. Ne jemi më të bindur se kurrë se njëherë është dashur që të bëhet korrigjimi që të zbatohet kushti për luftimin e korrupsionit dhe më pas demarkacioni me Malin e Zi”, ka thënë Kurti.Sipas tij deputetëve të Vetëvendosjes iu është bërë padrejtësi me vendimin për nxjerrjen nga Kuvendi. Kosova sapo humbi serisht territor, ne hartat e vjetra Kulla e Zllepit dhe Çakorri janë në territorin e Kosovës/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!