Gjermania presion Serbisë për marrëdhënie të mira me Kosovën

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën e njëherësh kryetar paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiç ka thënë për “Novosti” të Beogradit se BE po bën presion që oficerët për ndërlidhje të kenë imunitet diplomatik. 
“Taktika e shqiptarëve është që zyrat ndërlidhës në Beograd e në Prishtinë gradualisht të shndërrohen në ambasada. Për këtë arsye nuk ka ende marrëveshje rreth oficerëve për lidhje. Veç kësaj frikohem se Gjermania në fund të shkurtit edhe formalisht do të kërkojë nënshkrimin e deklaratës për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën si kusht për vazhdimin e rrugës evropiane”, ka thënë Pantiç, shkruan “Koha Ditore”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT