“Ironia” e Ylli Manjanit: Po ç’të bëjë dhe doktori i shkretë?! Protestë, more protestë, se i duhet të kalojë dhe nga SPAK

Ylli Manjani ka ironizuar Sali Berishën, që lajmëroi nisjen e protestave para Kryeministrisë të hënën. 

Sipas tij, kjo vjen pas thirrjes në SPAK për 21 janarin. 

“Po ç’të bëjë dhe doktori i shkretë?! 

U dogj (përjashtua) nga Gonzato, i fryu edhe Kosit (zonjës Martë), tani i duhet të kalojë edhe nga SPAK-u (për formalitet). 

Protestë, more protestë…! Shumë dhe aq…”, shkruan Manjani. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT