SPAK me leksionet e Antimafia Italiane, modeli që “shpiku” Falcone dhe Borselino

Disa vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Antimafia, një i ligj i marrë thuajse plotësisht nga Italia, i përkthyer me imtësi dhe i votuar në Kuvend. Prej vitesh, disa grupe kriminale në Shqipëri u hetuan përmes atij ligji.

Por, duket se mungesa e një sistemi drejtësie me modelet “Falcone” dhe “Borselino” nuk ka rezultatet e pritshme, ndaj shumë vite më pas, u kërkua një tjetër ligj, që nuk u miratuar asnjëherë posaçërisht për grupet kriminale, deri në momentin e përfundimit, miratimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi.

Ngritja e Prokurorisë Speciale SPAK, angazhimi i shpejtë edhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e shoqëruar kjo me të gjitha strukturat e Drejtësisë së re, kërkuan domosdoshmërisht edhe një paketë ligjore të tipit “Antimafia”.

Pavarësisht emrit “KÇK”, “Operacioni Forca e Ligjit”, apo të tjera si këto, ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se e gjithë kjo është një referencë e ligjit italian të Antimafias.

Pikërisht për këtë arsye, por edhe modelit të ngritur vite më parë nga Xhovani Falcone dhe Paolo Borselino, Shqipëria kërkon të ecë në ato gjurmë. Së fundmi, kryeprokurori i SPAK ka qenë në Itali, ku firmosi një akord me Drejtorinë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit

Para nënshkrimit të memorandumit u zhvillua një takim mes Prokurorit Kombëtar Antimafia Federico Cafiero de Raho dhe Kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërise, Arben Kraja.

Gjatë takimit u diskutuan argumente të interesit të përbashkët lidhur me hetimet në vazhdim dhe u shkëmbyen informacione të dobishme për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta me qëllim luftën kundër grupeve kriminale transnacionale që veprojnë në të dy vendet.

Në gjendjen e tanishme, kooperimi gjyqësor i bazuar edhe tek një akord dypalësh i nënshkruar në vitin 2007 mes Italisë dhe Shqiperisë, ka arritur të shënojë shkëmbim informacion spontan, çka pritet të ndryshojë dhe të rritet efikasiteti pas nënshkrimit të memorandumit të ri.

Sipas modelit të Falcones dhe Borselinos, mes vendeve fqinje duhen të jenë zyra të përbashkëta hetimi, të cilët deri tani janë vetëm 5, por me nënshkrimin e fundit të Krajës dhe kreut të Antimafias Italiane do të çojë në përdorimin e këtij instrumenti hetues edhe nga ana e vendeve te tjera.

Antimafia Italiane dhe dhe struktura e posaçme e Republikës së Shqipërise ndajnë me njëra tjetrën nevojën për të intensifikuar luftën kundër përhapjes së grupeve kriminale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT