Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, Administrata vijon protestën për pagat, asnjë shërbim për qytetarët!

Edhe pse gjyqtarët vendosën ta shtynin vendimin për bojkot deri më datë 10 shtator (nesër) për të vendosur përfundimisht pas konfliktit institucional për pagat, ndryshe ka ndodhur me Administratën e gjyqësorit.

Administrata gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka vijuar edhe këtë të mërkurë bojkotin e punës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.

Sekretarë gjyqësorë, ftues dhe sanitare kanë ndërprerë shërbimet prej orës 08:00, duke mos qëndruar në detyrë për regjistrimin dhe mbajtjen e seancave gjyqësore.

Sipas gazetares Anila Hoxha, dyert e administratës gjyqësore vijojnë të jenë të mbyllura për shërbimet, ndërsa punonjësit kërkojnë zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me pagat e muajit gusht.

Pas një dite më parë, kur administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Gjykatës së Apelit ndërpreu për disa orë punën, protesta ka hyrë tashmë në ditën e dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT