Skandali: “8 të dënuar të Gërdecit janë arratisur jashtë vendit”

Një tjetër skandal duket se ka përfshirë drejtësinë shqiptare dhe gjyqësorin. Kështu bëhet e ditur se 8 prej 15 te dënuarve të tragjedisë së Gërdecit, janë arratisur pas vendimit të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit. Ata kanë përfituar nga gjykimi në gjendje të lirë ndërsa janë dënuar nga 1 deri në 5 vjet.

Mes të arratisurve eështë edhe ish kreu i Forcave te Armatosura Luan Hoxha, i dënuar me pese vite burg, e që mendohet se prej një viti jeton në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Më 14 shkurt, në orët e pasdites, Prokuroria preu urdhrat e arrestit për 15 të pandehurit e dosjes “Gërdeci” dhe vetëm tre prej të akuzuarve kryesorë, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, u vetëdorezuan në Policinë e Tiranës disa orë më pas. Të njëjtën gjë bëri edhe Sokol Ngjeçi, Zenun Fero Hysni Çoçka dhe Dashnor Çaushi.

Ja emrat e të arratisurve me dënimet përkatëse:
LUAN HOXHA 5 VITE HEQJE LIRIE
GEZIM OSHAFI 3 VITE HEQJE LIRIE
JORGO MINO 3 VITE HEQJE LIRIE
FAHRI TOSKA 3 VITE HEQJE LIRIE
ARMAN TARTARI 3 VITE HEQEJE LIRIE
NDUE MARKU 1 VIT HEQJE LIRIE
DENIS HAJDARI 1 VIT HEQJE LIRIE
FATBARDH KUÇI 1 VIT HEQJE LIRIE

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT