Të buzëqeshur dhe të përmalluar! Lirohen edhe 13 personat e fundit, ushtria izraelite publikon pamjet.. (FOTO)

Ushtria izraelite ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes. 

Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar. 

Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes. 

Ndërkohë, mediat izraelite thonë se një grup i dytë prej 13 pengjesh i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazën jugore dhe është duke u kthyer në Izrael. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT