“Amnisti për paratë e krimit…”, Rama votat do ti marrë me “çunat”

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka akuzuar kryeministrin Rama, përmes një statusi në facebook. Ai ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në kongresin zgjedhor të Partisë Socialiste.
“Kërkon “një mandat të tretë” dhe “800 mijë vota”, por nuk “lançon” as rritje pagash, as rritje pensionesh, as ulje taksash, as ulje të çmimeve” – thotë Strazimiri.
“Lançon amnisti të përgjithshme” për paret e “çunave”… mjafton që të mos jenë pare droge (?!), prostitucioni (?!), trafiqesh…. (?!)
PSE?
Sepse e qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!
Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!!
“Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!
Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!!
KAQ!!!!!! – shkruan Strazimiri në Facebook.