“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

Ishte cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga një profil që dyshohet të mos jetë emër i vërtetë por pseudonim.

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka denoncuar në Prokurorinë Speciale profilin “Lule Gjeli”.

Ajo ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që ky profil të hetohet në detaje, duke theksuar se vitet e fundit në Kosovë është përhapur në masë të madhe gjuha e urrejtjes.

Ky profil që dyshohet të jetë i rrejshëm është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara së fundi, për shkak se përmes kësaj llogarie ka pasur sulme të vazhdueshme në drejtim të kundërshtarëve të Vetëvendosjes.

Cak i sulmeve ishin edhe Përparim Rama, Vjosa Osmani e madje ish kryeministri Abdullah Hoti ishte shpallur i vdekur.

Janë shënjestruar gjithashtu edhe gazetarët.

Ishte gazetari Berat Buzhala i cili ka publikuar një fotografi të një personi, që sipas tij, përdor emrin e rrejshëm të Lule Gjeli ndërsa pretendon se pas këtij identiteti qëndron Gent Prokshi.

Gazetari deklaroi se e kishte denoncuar rastin në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale, duke thënë se kishte dorëzuar informacionet që dispononte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT