Presidentja e KE-së Von der Leyen: E befasuar nga mbështetja, u tejkalua objektivi ynë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shfaq e befasuar nga mbështetja e shteteve të ndryshme në Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

Ajo vuri në dukje faktin që shuma e përcaktuar është tejkaluar dhe ky është një lajm mjaft i mirë për Shqipërinë.

“Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë €, përfshirë kontributet e 400 milion € të BE. Jam befasuar nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi!”, shkroi presidentja e KE-së në profilin e saj në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT