Ambasada e SHBA mbështet ushtarët shqiptarë, i hap klasat për të mësuar anglishten

Ambasada Amerikane vazhdon të mbështesë vendin tonë, jo vetëm në funfëm ndaj Covid-19, por edhe në fusha të tjera.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ambasada ka njoftuar se janë vënë në dispozicion disa klasa, të cilat do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze.

Sipas ambasadës, kjo gjuhë ushtarakët do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore.

Njoftimi i plotë:

Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj COVID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore. Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar

.

91898777_10157206916545838_8331687111958724608_o.jpg

91499788_10157206916340838_3584424571022868480_o.jpg

91361771_10157206916320838_7026709222314213376_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT