KQZ pranon kërkesën për referendum mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar në parim kërkesën për referendum mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Mes të tjerash, KQZ njofton:
“Sot, datë 28 shkurt 2020 u mor në shqyrtim nga ana e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve ( KQZ) kërkesa jonë si 12 nismëtarë për realizimin e një referendumi konsultues në lidhje me ndryshimin e Sistemit Zgjedhor në Republikēn e Shqipërisë, ku parashtuam kërkesën qē tē jenë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse e duan apo jo sistemin zgjedhor aktual në Republikën e Shqipërisë.
Mbas një seance maratonë mes debateve dhe analizave, u arrit:
1. Pranimi në parim i kërkeses për rëndësinë e saj.
2. Ju la grupit nismëtar një afat 10 ditor për saktesimin e objektit për pyetjen referendare.
3. K.Q.Z votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën.
Beteja për Referendumin sapo ka filluar dhe mbetemi optimistë se do të pajisemi me formularët tip për të filluar mbledhjen e firmave në tē gjithë vendin pēr një çështje thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri”, shkruajnë nismëtarët. (TemA)