Mjekët e Lezhës firmosin DEKLARATËN: Nuk duam shpërblim, u takon kolegëve që janë në vijën e parë të luftës. Politika të mos përdorë emrin tonë

Stafi i Spitalit Rajonal të Lezhës ka reaguar publikisht pas lajmeve të shpërndara sot se ata kishin refuzuar shpërblimin 50 mijë lekë të vjetra, ngaqë qeveria iu kishte premtuar 1000 euro. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe: stafi i këtij spitali ka bërë një gjest human duke vendosur që shpërblimin ta japë për familjet në nevojë.

Madje, në një deklaratë të pak minutave më parë, të firmosur nga i gjithë stafi, ata lajmërojnë se nuk kanë kërkuar dhe nuk do të kërkojnë shpërblim pasi janë të vetëdijshëm që ai u takon mjekëve dhe stafeve spitalore që janë në vijën e parë të luftës me koronavusin. Ata kërkojnë që politika të mos përdorë emrin e tyre për lojërat e veta.

“Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim”, thuhet në reagimin e stafit të Spitalit të Lezhës.

Më herët gjatë ditës së sotme ka pasur reagime nga aktorë të ndryshëm politikë në vend të cilët kanë thënë se mjekët e Lezhës ishin në grevë sepse nuk iu ishte dhënë shpërblimi prej 1000 euro. Për këtë reagoi dhe kryeministri Rama, i cili tha se shpërblimi ishte për mjekët, infermierët dhe gjithë stafet spitalore që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, jo për të gjithë stafet spitalore në Shqipëri.

Më poshtë deklarata e firmosur prej tyre:
92421200_2956367751077327_7408076290697199616_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT