“Shkambi, zaptuesi i tokave”/ Juristja tregon të vërtetën e zaptimit të pronave

Unë nuk e njoh Gjon Shkambin, as Gjovalin Shkambin; unë njoh Pal Shkambin. Nëna ime e ndjerë është e bija e Ndrek Tom Kurbinit. Ndrek Tom Kurbini ka qenë tregtar dhe pronar i një pjese toke prej 30 dynymësh. Tokë që, besoj, e njeh mirë Shkodra: nga ish-Metalikja e deri tek ish-Nënshehnia ka qenë pronë e gjyshit tim.
30 dynym tokë, e dinë e gjithë Shkodra, e gjithë qeveria, e gjithë bashkia, e gjithë njerëzia.
Unë jam juriste dhe pronave të nënës sime u kam rënë mbrapa tash 30 vjet. Ato janë të njohura me vendim të Kthimit të Pronave. Shoqata e Pronarëve e di mirë këtë pronë.
Kjo pronë ka certifikatë pronësie dhe është e regjistruar qysh në vitin 1930, dalë nga Arkiva e Shtetit Shqiptar, me harta, me koordinata, me gjeneplan, me planimetri dhe gjithë dokumentacionin që nga ajo kohë, të cilat, përveç familjes Kurbini, nuk i posedon askush tjetër.
Familja Shkambi ka ardhur në Shkodër në vitin 1991, kur ra sistemi, dhe nuk e di për këtë ndërtesë e për këtë emër. Më vjen keq që kjo gjë ka ndodhur kështu.
Unë po flas për Pal Shkambin, zaptuesin e tokës së Ndrek Tom Kurbinit. Ai e di shumë mirë — sa herë që nëna ime, me tezet e mia dhe vëllanë e vet, trashëgimtarët direktë të pronësisë së babait të tyre, janë paraqitur atje, ky zoti Pal Shkambi u ka dalë me kallash në dorë dhe u ka thënë: “Ikni, plaka, se dy metra vend ju presin juve!”
Këtë e di i gjithë populli i Shkodrës, e gjithë zona industriale, e gjithë bashkia, gjykata dhe qeveria.
E ripërsëris: nuk po flas për zotin Gjin Shkambi dhe për këtë godinë — nuk janë këta. Po flas për Pal Shkambin.
Tokat kanë zot, dhe pronarët e ligjshëm kurrë nuk janë pyetur; u janë marrë pronat që në vitin 1945 dhe është bërë çfarë është dashur me to.
Atë vend e ka marrë para krimi i kuq, tash 100 vjet, dhe prona nuk shkon kurrë tek i zoti, por tek i pazoti.