Hajdari: Pushtetarët jetojnë në luks, qytetarët janë braktisur

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari akuzoi qeverinë se ka braktisur shqiptarët, ndërsa pushtetarët e kalojnë izolimin në luks.
“Po shikojmë që izolimi i pshtetarëve është sikur ata po shkojnë për shplodhje. Ndërsa qytetarët vuajnë, ju shijoni luksin tuaj. Në një realitet ndryshe, qytetarëve u duhej që t’u ishin falur faturat uji e të dritave. Duheshin ndihmuar. Në një realitet ndryshe, çdo qytetari shqiptar mbi 18 vjeç duhej që t’i shpërndahej një çek në dorë e jo pako ushqimore.
Kosova dhe Maqedonia po ndihmojnë qytetarët më shumë. Ne jemi një vend me më shumë potencial, e duhet t’i vijmë në ndihmë qytetarëve. Ndihmë duhet që t’i jepet biznesit të vogël e të mesëm.
Ne duhet t’u japim qytetarëve të drejtën që t’u japim një të drejtë dinjitoze. Fermerët po falimentojnë e kanë nevojë për ndihmë. Në një realitet ndryshe nuk do të vazhdonim të paguanin këstet e larta të koncesioneve.”, tha Hajdari në foltore.