Raportet se Prokuroria e Tiranës po e heton, miliarderi Behgjet Pacolli flet me kode: Presin që stuhia të rrëzojë Lisin e Madh, por mizat i merr era të parat

Miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli ka ndarë një mesazh të koduar, pas lajmeve të ditëve të fundit se Prokuroria e Tiranës kishte nisur ndaj tij hetimet për Aeroportin e Vlorës dhe të ashtuquajturat “afera” me rusët për t’i sjellë ata në Shqipëri.

Teksa ndan një fotografi krah të vëllait Afrim Pacolli dhe dy pilotëve të avionit të tij privat, ai thotë se “ka njerëz që s’kanë emër të vetin dhe ushqehen me emrin e tjetrit”, duke i krahasuar ata me mizat.

“Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm”, shkruan miliarderi shqiptar.

Ai thotë se këta persona, harrojnë se lisi, pra ai vet, është rritur me dinjitet dhe me rrënjë shumë të forta, të cilat kanë përballur stuhi edhe më parë. Kurse mizat, siç thotë ai, i merr era të parat dhe zhduken pa nam e nishan.

“Ka nga ata që s’kanë emër të vetin, prandaj ushqehen me emrin e tjetrit – si MIZAT  me mjaltin e bletës puntore. Janë njerëz pa histori personale, ndaj rrinë rreth e rrotull një LISI TË MADH, me shpresën se do të vijë një stuhi që do ta rrëzojë. Besojnë se, po ra ai lis, zhurma e rrëzimit do t’i bëjë edhe ata të duken të famshëm.

Por mos harrojnë një gjë:

Ky lis është rritur me dinjitet, pa i bërë hije askujt – përkundrazi, ka qenë strehë e mburojë për shumëkënd. Ka rrënjë të shëndosha e të forta. Ka parë stuhi edhe më parë – dhe gjithmonë ka mbetur stoik, në këmbë. Ndërsa mizat? Mizat i merr era pa nam e nishan”, shkruan Behgjet Pacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT