Zgjedhjet lokale në Ulqin, partitë shqiptare marrin shumicën

Ditën e djeshme, në Ulqin u mbajtën zgjedhjet për këshillin lokal. 12 499 zgjedhës ose 62.75 % e qytetarëve më të drejtë vote morën pjesë në votim. Rezultatet paraprake flasin për fitoren e subjekteve shqiptare.
Në këtë mënyrë, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë lokale pa ndihmën e DPS, me të cilën kanë qenë në koalicion deri tani.
Siç raporton INA, atyre pritet t’u bashkohen edhe 2 këshilltarët e URA-s së Dritan Abazoviçit, i cili gjatë fushatës ka shprehur mbështetjen për subjektet shqiptare./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT