Ylli Manjani sfidon opozitën: Ky standardi se po je i pandehur duhet të japësh dorëheqjen, a vlen për të gjithë?! Edhe për Saliun, Fatmirin, Ilirin dhe Mulin…

Ish-ministri i Drejtësisë dhe tashmë avokat, Ylli Manjani ka sfiduar lidershipin e opozitës shqiptare, duke thënë se standardet që ata kërkojnë për pushtetarët socialistë që merren të pandehur nga SPAK, duhet të jenë të njëjtë për të gjithë.

Teksa merr rastin e Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut, dy raste për të cilët opozita kërkon dorëheqje me pretendimin se janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, ai thotë se njësoj janë dhe drejtuesit e opozitës, pse ata të mos dorëhiqen!!!

“Tani, ky standardi që kërkohet se po qe i pandehur duhet të japësh dorëheqje, duhet kuptuar për të gjithë njësoj besoj apo jo? Sikur nuk ka kuptim të dorëhiqen apo largohen vetëm ata të atij tjetrit.

Se të pandehur janë Erioni e Belinda, por janë gjithashtu edhe Saliu, Fatmiri, Iliri e ndoshta edhe Muli… Sikur s’del hesapi me dorëheqje…”, shkruan juristi Ylli Manjani.

Ndërkohë, një koment epik në këtë shënim të avokatit dhe ish-ministrit e ka bërë dhe Thoma Gëllçi, ish-drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Ai thotë se Berisha ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja, për Mediun janë larguar të gjithë nga Partia Republikane, ndërsa Meta duhet të dorëhiqet nga burgu.

“Unë e di që Sali Berisha ka dhënë dorëheqje nga dorëheqja, ndërsa për Fatmir Mediun ka dhënë dorëheqje gjithë Partia Republikane, nga e cila ka mbetur vetëm Fatmiri. Kurse Ilir Metës i mbetet të japë dorëheqjen nga i burgosur”, shkruan Thoma Gëllçi.

Ylli Manjani sfidon opozitën: Ky standardi se po je i pandehur duhet

Shenimi i Manjanit dhe komenti i Gellçit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT