Rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit/ Manastirliu tregon dy përjashtimet për lëvizjen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shpjegoi urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo theksoi se përjashtim nga këto rregulla bëjnë stafet mjekësore dhe pacientët me terapi mjekimi.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, sqaroi Manastirliu.

Urdhri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit

  1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
  2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

Duke falenderuar ekimet mjekësore që siç u shpreh Manastirlu po bëjnë një punë fantastike në terren për të përballuar këtë situatë, ministrja deklaroi se të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit. Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme pasi nuk është vetëm Shqipëria që po i ndërmerr por të gjitha vendet që po përballen me një situatë të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT