Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen për të ardhmen e tyre (Foto/Video)

Albin Kurti, lideri i “Vetëvendosjes” në Kosovë, ka shprehur qartazi mendimin e tij në lidhje me bashkimin me trojet amë. Sipas tij pyetjes së gazetarëve të Deutsche Welle-s, Zorica Iliç dhe Bahri Cani, nëse jemi në Kosovë apo Shqipëri, Kurti i është përgjigjur se “Sot jeni në Kosovë, por nesër nuk e di. Ne synojmë që Kosova të ketë të drejtën për vetëvendosje dhe të ketë mundësinë që, përmes një referendumi të deklarohet për bashkim me Shqipërinë”.Gjatë intervistës ekskluzive për programin e Deutsche Welle-s në gjuhën boshnjake, kroate dhe serbe, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, ka shpjeguar më gjerë, idenë e tij për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.“Ne, na kanë ndarë nga Shqipëria, pothuajse gjysmë shekulli më parë. Ndarja nga ana e fuqive të mëdha, ka qenë me dhunë dhe jo me rrugë demokratike. Ne do të donim të kemi të drejtën e bashkimit me Shqipërinë”, – ka shtuar ndër të tjerash Albin Kurti, duke saktësuar se: “Ne, do donim në mënyrë demokratike dhe paqësore, pa filluar luftën e tretë ballkanike…”.I pyetur nga Zorica Iliç, se ajo sheh veçse flamurin e Shqipërisë në zyrat ku është marrë intervista nga DW-ja dhe jo flamurin e Kosovës, Kurti ka shpjeguar se, e njohim Republikën e Kosovës, por sipas tij, Neni 1 i pikës 3 të Kushtetutës “nuk lejon të ketë sovranitetin e kufijve të jashtëm dhe të kemi të drejtën për vetëvendosje, çka nuk është e drejtë”.Për ta sqaruar edhe më tej këtë çështje, Kurti ka shtuar se: “Pavarësia e Kosovës, nuk është shpallur nga Shqipërisë, por ndaj Serbisë”.Pyetjes nga Bahri Cani, se si e mendoni ju bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët në Ballkan, “pasi shqiptarët nuk jetojnë veçse në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi”, Albin Kurti ka thënë për Deutsche Welle-n se së pari duhet të forcohet Republika e Kosovës. “Ne nuk mendojmë se, duhet të bashkohemi me Shqipërinë, duke hequr dorë nga veriu i Kosovës”, por sipas Kurtit, duhet të ketë së pari një sovranitet të plotë.“Hapi më i rëndësishëm është që fillimisht, Kosova dhe Shqipëria, të deklarohen në referendum për të ardhmen e tyre”, ka vijuar më tej lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.Më tej, gjatë intervistës së tij të realizuar në pjesën e parë të muajit nëntor, por e transmetuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Deutsche Welle, Kurti ka folur edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dialogun me Serbinë si dhe mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve.Ndiqeni intervistën e tij të plotë, duke klikuar mbi videon e mëposhtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT