Përplasja për Tiranën, presidenti Bajram Begaj: Veliajn e shkarkoi Rama! S’më intereson se çfarë bën Gjykata Kushtetutese

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një intervistë për emisionin ‘Top Story’ ka sqaruar dhe vendimin e tij për të dekretuar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si dhe dekretimin e zgjedhjeve.
Begaj është shprehur se për marrjen e këtij vendimi, është konsultuar me ekipin e tij dhe se është e garantuar që ai nuk ka shkelur asnjë bazë ligjore. Presidenti thotë se nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë vendim dhe se çdo palë tjetër është i lirë t’i drejtohet instancave të drejtësisë për pretendimet e veta.
“Nuk mund të vendoset balancë dekretit të presidenti dhe vendimit të GJK-së. Patjetër që kryetari i bashkisë, është shkarkuar në vendi mtë KM, pas propozimit të bërë nga këshilli bashkiak që me votat e opozitës dhe mazhorancës gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Po kështu, qeveria nga vendimi i shpallur, merr në analizë si shkak, jo shkakun politik të lidhur me nenin 115 ku flitet për shkelje të rënda të ligjit, por thotë që shkarkimi nga detyra është bërë me motivacioni e mosparaqitjes në detyrë, neni 62, pika c.
Patjetër që kjo dilemë është konsultuar me ekipin tim dhe janë marrë në analizë cdo pretendim në media apo palë të caktuara. Pas një diskutimi tepër aktiv, më siguruan që në respekt të parimeve kushtetuese, presidentit duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit.
Nuk i është mohuar e drejta palëve për të çuar në instancat ligjore çdo pretendim të mundshëm. Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe një vendim i tillë akoma nuk është marrë.
Nuk mund të aludoj mbi vendimin e GJK. GJK është në drejtën e vet të zbatojë detyrimin ligjor. Jemi brenda ligjshëmrisë”, tha Begaj.