Nga taksitë tek fizioterapistët e elektriçistët, Rama: Zgjerohet numri i bizneseve që përfitojnë pagën e luftës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zgjerimin e paketës për personat që do të përfitojnë pagën e luftës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama pohon se pagën do ta përfitojnë biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi.
Në të njëjtën kohë Rama njofton se verifikimi i aplikimeve dhe lëvrimeve të pagave të luftës vijon përditë.
Postimi i Ramës:
🔴 PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA
🔴 VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS
🔴 BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKINASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHIHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR
*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim.
j.l./ dita