Mësoni ku shkojnë paratë e përfituara nga droga “Made in Albania”
“Droga nuk është se iku, thjesht paratë e përfituara prej tregtimit të saj po pastrohen… Në Shqipëri kemi një skenar Kolumbian…”. Vlerësimi i situatës vjen nga drejtuesja e revistës ekonomike “Monitor”, Ornela Liperi, e qenë prezente në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera shpjegoi edhe se ku po shkojnë paratë e përfituara nga të ardhurat e shitjes së kanabisit.“Droga nuk është se iku, thjesht parat e saj po pastrohen. E njëjta gjë që po ndodh këtu është ajo që ndodhi në Kolumbi. Kemi një skenar kolumbian në Shqipëri, zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia që ndodhi vitin e kaluar, konflikt mes policisë dhe institucioneve gjyqësore, rritja e konsumit të drogës nga të rinjtë, kalimin tek heroina, investimi tek hashashi nuk sjellë më fitime. Thjesht ka rënë për shkakun e tregut se nuk ka më fitime. Do kaloje ke heroina, dhe më pas heroinës do kaloje ke ndërtimi, të ardhurat e shitjes do jenë në nivel rekord nga vitin që do vijë dhe kredit nuk e justifikojnë”, ka thenë Liperi./CityNews