Serbët bllokojnë rrugën me tela gjembor

Grupe serbësh kanë vendosur të martën mbrëma tela gjembor afër barrikadës në Rudare, përkatësisht te kthesa nga magjistralja e Ibrit për në fshatrat Kelmend, Zhazhë dhe Boletin, të cilat janë të banuara me shqiptarë, duke pamundësuar kështu qarkullimin e banorëve të këtushëm me qytetin e Mitrovicës.

Fatmir Kelmendi, përfaqësues i këtyre tri fshatrave, ka thënë se këto veprime të strukturave ilegale serbe e kanë tensionuar shumë situatën. Ai ka pohuar se banorët i kanë vërejtur serbët rreth orës 19:30 duke vendosur telat gjemborë në hyrje të rrugës së tyre.

“Kjo ka ndikuar shumë në tensionimin e situatës, meqë banorët e këtyre tri fshatrave e kanë arterie kryesore atë rrugë, e cila para dy vitesh ishte asfaltuar me mbështetje të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, banorët kanë dalë më vonë dhe kanë larguar ata tela, të cilët janë vendosur afër vendit ku gjendet edhe një barrikadë në rrugën drejt Leposaviqit.

“Banorët i kanë vërejtur serbët, të cilët pasi i kanë vendosur gjemborët janë vendosur matanë barrikadës”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se menjëherë për këtë rast kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në terren.

Ai ka theksuar se disa orë pas largimit të gjemborëve, serbët prapë i kanë vendosur ata më vonë.

Sipas tij, disa herë, gjatë natës ata tela janë larguar dhe janë vendosur prapë aty. “Serbët i vendosnin, ndërsa banorët shqiptarë i largonin, meqë kishin nevojë të qarkullonin”, është shprehur Kelmendi. Ai ka shtuar se pos Policisë së Kosovës, atje nuk ka dalë askush tjetër.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT