VIDEO/ Nis në mënyrë të veçantë sfida Flamurtari-Vllaznia, lojtarët homazhe 17-vjeçarit që humbi jetën dje në Vlorë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 17-vjeçarit Leandro Shametaj në qytetin e Vlorës, kur ai po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
Para nisjes së sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave bënë homazhe për të ndjerin, duke vendosur nga një trendafil të bardhë pranë fotos së tij, e cila ishte vendosur në këndin e tifozëve.
Të gjithë të pranishmit në stadium qëndruan në një minutë heshtje, ndërsa atmosfera u mbush me duartrokitje në nderim të kujtimit të Leandros. Pak çaste më pas, ndeshja nisi normalisht.