Nis ndeshja e Kombëtares me Serbinë, tifozët kuqezi “ndezin” atmosferën në kryeqytet

Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë ‘ndezur’ atmosferën në Tiranë, teksa ka nisur të luhet ndeshja kundër Serbisë. Në stadium janë kënduar himnet e dy vendeve, pak minuta më parë.

Në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, tifozët kuqezi janë mbledhur në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese.

Në sheshet e Tiranës nuk kanë munguar flamujt kuqezi, këngët dhe vallet me motive kryesisht patriotike.

Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.

Ndeshja për llogari të kualifikueseve të Botërorit po luhet në Leskovac, një qytet në Serbi ku ka edhe shumë popullsi shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT